Conor McGregor ka ndërhyrë për të ndihmuar në bartjen e Sinead Kavanagh, e cila u lëndua gjatë triumfit sensacional në ‘Bellator 257’.
Luftëtarja nga Dublini e tejkaloi lëndimin e këngës nga raundi i parë për të triumfuar ndaj Leah McCourt në meçin e zhvilluar në 3Arena.
Pas daljes së Sinead nga tetëkëndëshi, atë e priti legjenda e UFC-së, njëherësh koleg nga SBG, si edhe John Kavanagh, të cilët i ndihmuan në prapaskenë.
🇮🇪 @TheNotoriousMMA helps carry @sineadkavanagh0 to the back after her win!
LIVE on @SHOSports 🇺🇸 and @BBCThree 🇬🇧 with #Bellator275. pic.twitter.com/nq8NeFfRrY
— Bellator MMA (@BellatorMMA) February 25, 2022
“Gjuri shkoi që në sekondën e parë. Nuk e di çfarë ndodhi, thjesht u lakua dhe më pas as që mund të ngrihesha dhe të godisja kështu që mu desh të shkoja në përleshje”.
“Mendova se kisha marrë fund, mendova se nuk mund të vazhdoja më, por i shtrëngova dhëmbët, vazhdova dhe e arrita fitoren në fund. Një zemër e pastër luftëtare. Unë kam një zemër të pastër irlandeze”, ka thënë Kavanagh pas meçit.
McGregor ndodhej aty për të mbështetur kolegët që luftonin atë mbrëmje, ndërkohë që është duke u rikuperuar nga fraktura e këmbës që e pësoi në vitin e kaluar në duelin ndaj Dustin Poirier. /Telegrafi/