Telegrafi

McGregor mori simpatinë e të gjithëve duke shkuar në anë tjetër të tetëkëndëshit për ta përshëndetur dhe përqafuar gjyshen e Cerrones

(Foto: Screenshot/ESPN/Twitter)

Conor McGregor ka vazhduar të marrë simpati për qasjen e këndshme dhe të sjellshme ndaj njerëzve, në rikthimin e tij në UFC.

Ylli irlandez triumfoi me nokaut teknik ndaj Donald Cerrones në duelin e zhvilluar në Las Vegas, ndërsa menjëherë pas festës së shkurtër u rikthye për t’ia dhënë një përqafim të gjatë kundërshtarit të tij, i cili më pas ishte dërguar në spital për shkak të lëndimeve që pësoi.

Lexo po ashtu Momenti prekës pas festës së shkurtër të McGregor – ai u kthye për ta përqafuar Cerronen, i cili më pas u dërgua në spital

Porse, veprimi që ka marrë vëmendje më të madhe, ishte përqafimi që ‘The Notorious’ ia dha gjyshes së Cerrones, e cila kishte hyre në tetëkëndësh për ta ngushëlluar nipin e saj.

Gjyshja e amerikanit vrapoi për ta përqafuar nipin e saj gjatë kohës sa ai po jepte intervistë menjëherë pas humbjes.

Ndërsa akoma më emocionues ishte veprimi i McGregor, i cili shkoi në pjesën tjetër të tetëkëndëshit për ta përshëndetur dhe për t’ia dhënë një përqafim gjyshes së Cerrones. /Telegrafi/