Site icon Telegrafi

McGregor kthehet në skenë – Futet në kafaz për të festuar me shokun e tij, por për pak sa nuk përleshjet me gjyqtarin që dëshiron ta largojë (Foto/Video)

Conor McGregor ka qenë në qendër të vëmendjes në ndeshjen e zhvilluar në UFC mes Charlie Ward dhe John Redmond.   

Kampioni botëror i dyfishtë i UFC ishte i pranishëm në Bellator 187 në Dublin në natën e premte për të parë luftën e shokut të tij Charlie Ward.

Fillimisht gjithçka ishte një pas McGregor u gëzua shumë kur pa Wardin që fitoi ndaj John Redmond në sekondat e fundit të raundit të parë.

Momenti kur e kaloi McGregor rrethojën

Në ekstazë të pastër të prej fitores së Ward, McGregor u hodh në ‘kafaz’ për të festuar me të.

Megjithatë, gjyqtari Marc Goddard urdhëroi McGregor, i cili nuk ishte i licencuar për ndeshjen si pjesë e stafit, të largohet, duke e shtyrë edhe në trup.

Kjo i krijoi bezdi të madhe irlandezit i cili u çmend me këtë gjest të gjyqtarit.

Festa e McGregor me shokun e tij Ward

I njohur si ‘Notorious’ tentoi ta sulmojë gjyqtarin Goddard, dhe atë duke u afruar edhe te Redmondm, i cili ishte mundur.

Pasoi një mini përleshje mes të gjithëve që tentuan ta qetësojnë situatën.

Momentet e tensionit

Më pas McGregor, u largua nga ‘kafazi’, por qëndroi  në afërsi të zonës.

McGregor dhe gjyqtari Goddard kanë histori të mëparshme. Goddard është i njëjti gjyqtar i cili e urdhëroi McGregor të largohej nga kafazi kur ia bënte tifo për Artem Lobov në UFC e mbajtur në Gdansk. /Telegrafi/

Exit mobile version