Conor McGregor ka thënë se është arritur marrëveshja për trilogjinë me Dustin Poirier dhe ka postuar një mesazh sfidues për tifozët e tij përpara kthimit të tij në UFC.
Luftëtari irlandez do të rikthehet përsëri në oktogon për një ndeshje të madhe ndaj Poirierit.
Sipas reporterit të ESPN Ariel Helwani, Poirier nënshkroi zyrtarisht kontratën e tij për të luftuar me McGregor për herë të tretë natën e kaluar.
Dustin Poirier has officially signed his contract to fight Conor McGregor on July 10, sources say. McGregor, as we know, was already in.
— Ariel Helwani (@arielhelwani) April 2, 2021
Edhe McGregor ka ndjekur shembullin – duke konfirmuar se lufta është një punë e mbaruar dhe meçi do të zhvillohet më 10 korrik.
“Lufta është e rezervuar! Më 10 korrik ju do të shihni se për çfarë bëhet fjalë Mac”, ka shkruar McGregor në Twitter.
The fight is booked!
July 10th you’re gonna see what the Mac is about.
Adjust and absolutely fucking destroy! #BilliStrut pic.twitter.com/bdFlGyN3i1— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) April 3, 2021
Presidenti i UFC-së, Dana White ka thënë më parë se ai po synon që ndeshja e tretë mes Poirier dhe McGregor të zhvillohet në T-Mobile Arena në Las Vegas, Nevada.
Është pohuar gjithashtu se ngjarja e madhe në UFC pritet të jetë e hapur për shikuesit. /Telegrafi/