Telegrafi

McGregor: Kam vënë rekord historik në UFC, rivalët e ardhshëm i pret e njëjta gjë

Conor McGregor (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Conor McGregor e shkatërroi Donald Cerronen në rikthimin e tij në UFC, ndërsa menjëherë pas është pyetur lidhur me kundërshtaret potencialë në të ardhmen.

Irlandezi arriti fitore me nokaut teknik brenda 40 sekondash në duelin e vlefshëm për ‘UFC 246’ në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo po ashtu Kundërshtarët potencialë të McGregor pas duelit ndaj Cerrone

Dhe pas fitores, ai ka folur për kundërshtarët e radhës që pritet të jenë Jorge Masvidal dhe Kamaru Usman, të cilët i ka paralajmëruar se do t’u ndodhë e njëjta gjë.

Jorge Masvidal (Foto: Steven Ryan/Getty Images/Guliver)

“Është ndjenjë shumë e mirë, kam bërë historinë këtu. Kam vënë një tjetër rekord: Jam luftëtari i parë në histori të UFC-së që kam fituar me nokaut në kategorinë e peshave shumë të lehta, peshave të lehta dhe peshave të mesme të lehta”.

“Të gjithë këta budallenjtë e vegjël që kanë vetëm fjalë, i prit e njëjta gjë”, ka deklaruar 31-vjeçari. /Telegrafi/

Kamaru Usman (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)