Telegrafi

McGregor ka një rival dhe ai është Ferguson, kurse Johnson regjistron rekord në UFC (Foto/Video)

E shtuna ishte një natë me plotë emocione në UFC.

Tony Ferguson do të jetë rivali i ardhshëm i Conor McGregor, kurse Demetrious Johnson mposhti Ray Borg dhe vendosi një rekord të ri në mbrojtjet e titujve, kjo në natën e UFC 216 në Las Vegas.

Duket se pushimi për Conorin ka përfunduar

Iu nevojitën Ferguson vetëm tre runde për të mposhtur Kevin Lee dhe të bëhet ‘bosi’ i ri në kategorinë e McGregorit.

Kampioni i ri i peshave të mesme nuk ishte i pandalshëm, por tregoi se është një luftëtarë që po përmirësohet pas çdo luftimi.

Lee ka cilësitë të jetë dikush në të ardhmen , por ‘El Cucuy’ vazhdoi të shtypë rivalët e tij, pavarësisht vuajtjes në rundin e parë.

Mbreti i UFC-së

Duket se askush nuk mund ta ndalojë Johnsonin, i cili në mënyrë spektakolar mposhti Borgin në rundin e pestë dhe kjo do të thotë se ‘Mighty Mouse’ ka tejkaluar Anderson Silva me rekorde për mbrojtjen e titullit. Kjo pasi për Johnson ishte i njëmbëdhjeti.

Nuk ka dyshim që Demetrious është kilogram për kilogram më i mirë në botë dhe këtë e tregon dhe rekordi.

Ish-kampionati i peshave të rënda Fabricio Werdum mposhti Walt Harris në minutën e parë të luftës dhe kështu regjistroi fitoren e 22-të. /Telegrafi/