Telegrafi

McGregor jep parashikimin e tij për fituesin e përballjes Khabib-Gaethje

Superylli irlandez, Conor McGregor ka pranuar se ai ‘favorizon’ rivalin e tij të urryer, Khabib Nurmagomedov, për të mposhtur Justin Gaethje në përballjen në UFC 254.

Nurmagomedov dhe Gaethje janë vetëm edhe disa orë larg përballjes së madhe në Abu Dhabi për titullin e peshave të lehta.

Dhe para kësaj përballje, ‘Notorious’ ka dhënë parashikimin e tij rreth fituesit të ndeshjes.

Lexo po ashtu Tifozët mendojnë se Khabibi nuk e kishte peshën e duhur për përballjen ndaj Gaethjes në UFC 245

McGregor vuri në dyshim aftësinë e përplasjes së Gaethje dhe pretendoi se Khabib do të ketë kontroll të plotë të luftës.

“Unë besoj nëse Khabib do ta rrëzoj Gaethjen shumë herët. Ndoshta e favorizoj Khabibin”, ka deklaruar McGregor.

Lexo po ashtu Koleksioni i veturave të Khabib Nurmagomedov: Ferrari e Mercedes me vlera marramendëse, por për tu futur në MMA ai kishte shitur veturën e tij të parë

Khabib, 32 vjeç, ka qenë jashtë oktagonit që kur ai mbrojti dhe unifikoi titullin në peshat e lehta kundër Dustin Poirier në UFC 242 shtatorin e kaluar.

Ylli rus i pamposhtur do të mbrojë titullin e tij me kampionin e përkohshëm Gaethje. /Telegrafi/