Si ta kaloni një mbrëmje kur sapo i keni fituar afro 100 milionë dollarë? Drejt e në një klub nate, pije dhe shumë miq.
Kështu veproi edhe Conor McGregor pas përballjes historike ndaj Floyd Mayweather.
Edhe pse e humbi duelin me nokaut teknik, irlandezi kishte 100 milionë arsye për të festuar. Megjtihëse nuk ka informata të sakta për shumën e fituar nga aplikuesi i arteve marciale, besohet se shifra është shumëmilionëshe.
Të shtunën mbrëma, pasi përfundoi meçi, McGregor i mblodhi miqtë e tij në klubin Encore Beach Club në Las Vegas.
Derisa shijoi disa gota të uiskit të tij, ‘Notorious’, pjesën më të madhe të kohës ai e kaloi me ish-futbollistin e Tottenham Hotspur dhe Liverpoolit, Robbie Keane.
Një i pranishëm e ka xhiruar bisedën e tyre dhe ka bërë të ditur se dy irlandezët kishin biseduar gjerë e gjatë bashkë.
I kid you not, Conor McGregor & Robbie Keane where in deep conversation for most of the night. 2 Irish legends right there. @EncoreBeachClub pic.twitter.com/E5plb5jrHh
— Chamatkar Sandhu (@SandhuMMA) August 27, 2017
Ylli i UFC-së është tifoz i Manchester Unitedit, megjithatë i ka pëlqyer biseda me bashkëkombësin e tij.
Është raportuar se në fund të ndejës, Conor ka paguar rreth 83.000 euro për këtë festë. /Telegrafi/