Khabib Nurmagomedov nuk do të arrestohet nga policia amerikane.
Rusi pasi triumfoi brenda oktagonit ndaj Conor McGregorit, u gjuajt në turmë duke sulmuar edhe ekipin e irlandezit.
Në anën tjetër ekipi i Khabibit u fut në oktagon për ta sulmuar Conorin.
Nga policia amerikane kishte të arrestuar nga të dyja palët por në fund aktorët kryesorë janë liruar.
Por Conor nuk ka pranuar të ngre padi në polici, pasi ka preferuar që t’i zgjidhë të gjitha vet me rusin.
Këtë gjë e ka konfirmuar për mediat presidenti i UFC, Dana White.
“Ata tanimë janë liruar nga policia, pasi McGregor ka refuzuar të ngrejë një padi”, tha White.
Ndërkohë tre anëtarët e ekipit të Khabib që sulmuan McGregorin janë arrestuar.
Sipas medieve amerikane 30-vjeçari irlandez po dëshiron që të gjitha t’i zgjidhë vet me rusin Khabib Nurmagomedov. /Telegrafi/
UPDATE: They’ve been released by cops because McGregor refused to press charges, per Dana White pic.twitter.com/nsy6tWIFGR
— Bleacher Report (@BleacherReport) October 7, 2018