Telegrafi

McGregor dëshiron ta blejë Liverpoolin

Luftëtari i MMA-së, Conor McGregor tha se dëshiron të blejë Liverpoolin mes raportimeve se klubi është në shitje.

34-vjeçari iu përgjigj një tifozi që kishte pyetur për klubin nga Anfield, duke pretenduar se ai ka kontaktuar me klubin për një blerje të mundshme.

FSG bëri të ditur të hënë e kësaj jave se dëshiront a shesë klubin dhe po pret oferta që janë në të mirë të klubit dhe komunitetit.

McGregor ka dalë me reagim duke thënë se ai është i interesuara ta blejë një klub të madh si Liverpooli.

“Do të doja! Po, kam kërkuar të informohem për këtë sapo kam dësgjuar. Çfarë kthese e ngjarjeve! Çfarë klubi”, ka shkruar legjenda e UFC-së.

McGregor po përgatitet për rikthim në oktogon, derisa ka shkuar afro 80 kilogramëve në peshë. /Telegrafi/