Telegrafi

McGregor beson në fitore, biletat për festën pas ndeshjes shiten për 18 mijë funte

Conor McGregor është i bindur që do ta fitojë ndaj Floyd Mayweather dhe ai ka filluar ta mendojë festën e fitores, sa ka filluar të shes bileta.

Irlandezi është përgatitur të befasojë botën dhe të mposhtë legjendën amerikane të boksit, i cili ka një rekord perfekt 49 fitore dhe 0 humbje.

Ndeshja do të bëhet me 26 gusht.

Ylli i UFC-së do ta organizojë festën në klubin luksoz të natës “Encore Beach Club” që ndodhet në Las Vegas.

Biletat standarde për femrat do të jenë rreth £27, ndërsa për meshkujt £46.

Por për VIP-at do të ketë vende të rezervuara, me çmimin e biletave që do të fillojë nga 18.000£ ($23,732.45). /Telegrafi/