Conor McGregor është duke u përgatitur për trilogjinë me Dustin Poirierin që zhvillohet në fillim të muajit të ardhshëm.
Ylli irlandez e humbi rimeçin ndaj amerikanit në muajin janar të këtij viti, derisa shpreson që të fitojë duelin e tretë.
Poirier dhe McGregor do të takohen më 10 korrik në kuadër të UFC 264 në Las Vegas.
Raportohet se The Notorious ka ndryshuar rutinën e stërvitjeve të tij, duke shpresuar që ato do e ndihmojnë të mposhtë kundërshtarin.
Pesha të rënda në këmbë dhe duar, janë ndryshimet që i ka bërë McGregor në stërvitjet e tij, në mënyrë që të forcojë goditjet e tij.
Irlandezi pritet të jetë i fokusuar në duelin me Poirierin me goditje me këmbë, në mënyrë që ta përfundojë meçin para kohe.
Por, edhe amerikani nuk është duke qëndruar duarkryq dhe do të kërkojë fitoren e dytë, e që fituesi i këtij dueli më pas do të ketë shansin të luftojë për titullin e kampionit në peshat e lehta. /Telegrafi/