Conor McGregor është akuzuar për sulm dhe sjellje kriminale pas incidentit në Barclays Center në Brooklyn të New Yorkut.
29-vjeçari është përfshirë në vandalizimin e një autobusi, në të cilin ndodheshin rivalë të tij nga UFC-ja.
Conor McGregor showed up at UFC 223 media day.
By the time he left, there were damaged vehicles. pic.twitter.com/WkTKBnV46I
— SportsCenter (@SportsCenter) April 5, 2018
Disa vedeo të publikuara në rrjetet sociale, e kanë paraqitur irlandezin duke hedhur gjësende të forta drejt autobusit, me ç’rast kanë mbetur të lënduar dy persona.
McGregor i është dorëzuar vet policisë, pasi autoritetet kishin kërkuar që ta merrnin në pyetje në lidhje me incidentin.
Outrageous from Conor McGregor. pic.twitter.com/IuvlC8uQQI
— Sun Sport (@SunSport) April 6, 2018
Ndërsa tash, autoritetet kanë bërë të ditur se kanë ngritur akuza ndaj McGregor dhe ai duhet të paraqitet në gjykatë.
Gjatë incidentit, Conor ka qenë i shoqëruar nga Artem Lobov dhe disa pjesëtarë tjerë të ekipit të tij. Ditë më parë, Khabib Nurmagomedov dhe ekipi i tij ishin zënë me mikun Lobovin, të cilin Khabib e kishte kapur për fyti.
Po ashtu, dueli ndërmjet Nurmagomedov dhe Max Holloway është caktuar për titullin e peshave të lehta në UFC, i cili iu mor pikërisht këtë javë irlandezit për shkak se nuk ka zhvilluar një meç në UFC që nga nëntori i vitit 2016. /Telegrafi/