Edhe një herë, Conor McGregor ka shkuar shumë larg pasi iu përgjigj kritikave brutale të Khabib Nurmagomedov me një postim të fshirë tani për familjen e rivalit të tij.
Dagestanezi nuk eskaloi kur vlerësoi postimin e iralendezit në mediat sociale në lidhje me babanë e tij të ndjerë.
McGregor kishte bërë një posti të dhimbshëm për Abdulmanap Nurmagomedov, i cili fatkeqësisht vdiq vitin e kaluar, e pak ditë më parë shkroi: “Covid është i mirë dhe babai është një djall?”
Ish-kampioni i peshave të lehta UFC u përgjigj duke pretenduar se vetëm një person i “keq” mund të shënjestrojë babanë, gruan, fëmijët ose fenë e dikujt.
Epo, McGregor ka vazhduar luftën e tij të fjalëve duke gjuajtur përsëri në një postim shqetësues – e cila që atëherë është fshirë.
https://twitter.com/hotboxinpodcast/status/1423020750097682432?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1423020750097682432%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Fufc%2Fnews-mma-conor-mcgregor-fires-back-at-khabibs-evil-claim-20210806
Ai shkroi: “Unë dua t’i ha fëmijët e tij!!!”
Nëse kjo është një lloj përpjekje për të joshur Nurmagomedovin nga pensioni, atëherë McGregor po bën një betejë të vështirë.
The Eagle konfirmoi qëndrimin e tij, duke këmbëngulur se nuk po kthehet në Tetëkëndësh.
McGregor, në anën tjetër është duke u rikuperuar nga lëndimi që pësoi në trilogjinë ndaj Dustin Poirierit. /Telegrafi/