McDonald’s ka nisur një proces për të shitur biznesin në Rusi pas më shumë se 30 vitesh funksionimi të restoranteve të tij në vend, si kundërpërgjigje ndaj agresionit ushtarak të Kremlinit në Ukrainë.
Në mars, McDonald’s mbylli të gjitha restorantet e tij në Rusi, duke përfshirë dyqanin në Sheshin Pushkin në Moskë, i cili ishte i pari në vend.
Kompania mbylli të gjitha 850 restorantet e veta në vend, në të cilat ka deklaruar se punësonte 62 mijë njerëz.
“Kriza humanitare e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe mjedisi i paparashikueshëm i operimit, kanë bërë që McDonald’s të arrijë në përfundimin se pronësia e vazhdueshme e biznesit në Rusi nuk është më e qëndrueshme”, tha McDonald’s.
Në Rusi, ku McDonald’s menaxhon drejtpërdrejt më shumë se 80 për qind të restoranteve, përbën 9 për qind të të ardhurave të kompanisë dhe 3 për qind të fitimit operativ. /Telegrafi/