Telegrafi

McCarthy e dëshiron kalimin te Liverpooli

Alex McCarthy (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Portieri i Southamptonit, Alex McCarthy, është i hapur që t’i bashkohet Liverpoolit – bën të ditur Evening Standard.

Redsat janë në kërkim të një portieri të dytë për Alisson Becker dhe kanë shprehur interesim për 31-vjeçarin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liverpool

Simon Mignolet ka vendosur të largohet nga Anfield këtë verë, ashtu që klubi që e fitoi Ligën e Kampionëve do të ketë nevojë për një tjetër portier mbështetës.

McCarthy është në krye të listës së dëshirave të Jurgen Kloppit, mirëpo Liverpooli akoma nuk ka bërë ofertë për të.

Nga ana tjetër, Southamptoni deri më tani i ka pranuar disa oferta për shërbimet e portieri anglez. /Telegrafi/