Telegrafi

Mc Qoppa rikthehet me “QoppSexy 2”

Foto: YouTube

Rreth shtatë vite më parë solli një projekt muzikor që u bë viral gjithandej ndonëse në një kohë më larg teknologjisë e rrjeteve sociale.

Fjala është për reperin nga Prizreni, Elvis Qollopeku, i njohur për publikun Mc Qoppa që mori vëmendje të madhe me këngën “QoppSexy”.

Gjersa tani ka kaluar një periudhë e gjatë nga projekti i lartpërmendur, artisti ka sjell pjesën e dytë si vazhdimësi e asaj të parës.

Mc Qoppa (Foto: YouTube)

“QoppSexy 2” mban titullin prurja e të cilit vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mc Qoppa

Teksti u shkrua nga vet reperi, kurse për producimin, ‘beat’-in dhe instrumental u përkujdes Vizion Records.

Mc Qoppa (Foto: YouTube)

Videoklipi ndërkohë u realizua nga produksioni i njohur, Max Production.

Me t’u lansuar kënga, mori reagime pozitive të shumta nga ndjekësit e fansat e Mc Qoppës duke e cilësuar si një rikthim të fuqishëm të artistit. /Telegrafi/