Telegrafi

MC Kresha paralajmëron largimin e tij nga muzika

Foto: MC Kresha/Instagram

Reperi i njohur, MC Kresha, ka qenë i ftuar në emisionin “E diell” në Top Channel.

Përmes Skype ai ka folur për gjendjen e tij në këtë kohë krize të pandemisë globale coronavirusi, gjersa ak shpalosur edhe detaje nga jeta e tij profesionale dhe private.

Ndër të tjerash, gjatë emisionit, reperi i njohur deklaroi se viteve të fundit është më pak aktiv në muzikë se sa ishte dikur, gjë që e quan si një lloj largimi.

Më saktësisht, MC Kresha u shpreh se të qenurit pjesë e tregut muzikor, është si një lloj cikli që përfundon dikur, për t’iu lëshuar rendin të tjerëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Pak nga pak kam ikur nga muzika. Më parë kam bërë çdo një vit nga një album, tani çdo dy vjet. Është një lloj largimi. Por nuk besoj se do mund të shkëputem menjëherë. Mendoj që si sporti, si arti e kanë një cikël. Secili e bën ciklin e vet dhe pastaj ua lë rrugën të tjerëve”, është shprehur reperi gjatë emisionit.

MC Kresha përndryshe njihet si një prej reperëve më dominantë në tregun vendor të muzikës, projektet muzikore të të cilit janë pritur gjithmonë mirë nga publiku. /Telegrafi/