Site icon Telegrafi

MC Kresha: Njihem për muzikën, jo për jetën private – nuk ka bashkëpunime me femra në “USA”

MC Kresha ka dhënë një intervistë të rallë duke sqaruar detaje nga albumi i ri i tij.

Është albumi “United States of Albania” që do të publikohet shumë shpejt.

Dhe, MC Kresha ka dhënë një intervistë për Prive, pas një kohe të gjatë duke rrëfyer për detajet.

Ai ka zbuluar se projekti është duke u punuar që një kohë të gjatë, ndërkaq konfirmoi se nuk do të ketë bashkëpunime me femra.

Reperi u pyet për jetën private, për të cilën refuzoi të flasë.

Sipas tij, ai nuk njihet si njeri për të cilin përfolet jeta private, por i cili përfolet për krijimtarinë e tij artistike.

“Kur të ketë diçka serioze nuk kam pse të fshihem”, deklaroi Kresha.

Së fundmi MC Kresha lansoi këngën “Menemadhe”, një trio me Lyrical Son dhe Ledri Vulën që u prit shumë mirë nga publiku.

Exit mobile version