Mc Kresha bëri bujë së fundmi me stilin e tij të flokëve.
Ai u shfaq me kaçurrela duke pasur një stil interesant të flokëve që tërhoqi vëmendjen.
Por, tash reperi është shfaqur me flokë të shkurtuar, duke thënë se është kthyer “Kresha i vjetër”.
“I kthyer si isha dikur”, u shpreh Kresha në rrjetin social Instagram.
Kresha së fundmi është parë duke performuar në Prishtinë e Gjakovë, duke pasur mijëra adhurues bashkë me Lyrical Son.
Së pari ai performoi në Hangover, para mijëra adhuruesve, e më pas edhe në Duplex, ku interpretoi hitet e fundit të tij.
Mc Kresha ka parlajmëruar projekte të reja që do të vijnë së shpejti. /Telegrafi/