Reperi i njohur kosovar MC Kresha është shumë pak aktiv në rrjetet sociale, për të mos thënë fare.
Megjithatë, ai është shumë i dashur dhe i kërkuar nga publiku, ndaj kjo është arsyeja që prezenca e tij zgjon gjithmonë kureshtje në media.
Së fundmi, duket se ai ka vendosur të ndryshojë paksa stil, duke provuar veten në një model të ri flokësh.
Ai dhe Lyrical Son ndodhen për momentin në New York, ku kanë pasur rastin të takojnë edhe fotografin e njohur Fadil Berisha.
Ky i fundit ka publikuar një fotografi bashkë me djelmoshat në Instagram, nga ku edhe mund të vërehet ndryshimi i ri në frizurën e MC Kreshës.
Deri më tani, Kresha ka qenë me kaçurrela ndërsa së fundmi, ai i ka bërë flokët në stilin gërshetë.
Reperi nga Mitrovica duket vërtet shumë ndryshe me këtë stil të ri flokësh. /Telegrafi/