Telegrafi

MC Kresha, Lyrical Son, Semiautomvtic, Kreshnique dhe NS publikojnë në YouTube këngën “Beirut”

MC Kresha dhe Lyrical Son (Foto: Instagram)

Është publikuar edhe një këngë në platformën YouTube në kuadër të albumit të tyre “U.S.A”.

Fjala është për reperët e grupit PINT, MC Kresha, Lyrical Son, Semiautomvtic, Kreshnique dhe NS, të cilët sollën këngën “Beirut”.

Kjo këngë tashmë gjendet në YouTube, në versionin audio.

PINT sjellin në YouTube këngën “Beirut” (Foto: YouTube)

Tekstin e kanë shkruar vet artistët, ndërsa për ‘beatin’ janë përkujdesur Semiautomvtic dhe Strike Beatz.

Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Pressplay, nën producimin e K-Master e po ashtu edhe të Strike Beats.

Lexo po ashtu MC Kresha dhe Lyrical Son sjellin në YouTube këngën "Semafori"

Edhe kjo këngë u mirëprit nga fansat e tyre, duke marrë klikime e komente të shumta në vetëm pak kohë pasi u lansua në YouTube.

Ndërkaq, MC Kresha dhe Lyrical Son publikuan më 17 shkurt për ditën e pavarësisë së Kosovës albumin “United State of Albania”. Albumi “USA” gjithashtu përmban 23 këngë, shumica bashkëpunime me hip hop yje të skenës. /Telegrafi/