Është publikuar edhe një këngë në platformën YouTube në kuadër të albumit të tyre “U.S.A”.
Fjala është për reperët e grupit PINT, MC Kresha, Lyrical Son, Semiautomvtic, Kreshnique dhe NS, të cilët sollën këngën “Beirut”.
Kjo këngë tashmë gjendet në YouTube, në versionin audio.
Tekstin e kanë shkruar vet artistët, ndërsa për ‘beatin’ janë përkujdesur Semiautomvtic dhe Strike Beatz.
Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Pressplay, nën producimin e K-Master e po ashtu edhe të Strike Beats.
Edhe kjo këngë u mirëprit nga fansat e tyre, duke marrë klikime e komente të shumta në vetëm pak kohë pasi u lansua në YouTube.
Ndërkaq, MC Kresha dhe Lyrical Son publikuan më 17 shkurt për ditën e pavarësisë së Kosovës albumin “United State of Albania”. Albumi “USA” gjithashtu përmban 23 këngë, shumica bashkëpunime me hip hop yje të skenës. /Telegrafi/