Telegrafi

Mc Kresha është një nga më të mirët e hip hopit, por Elinelin e quan gjigant (Video)

Me Lyrical Sonin ata stërmbushin koncertet, duke i mposhtur edhe ata që marrin vëmendje më të madhe mediale.

Gjithnjë prezent në media për muzikën që bën, Mc Kresha njihet më shumë për cilësitë e tij se sa për skandalet që i krijon.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada shqiptare (Foto/Video)

Por, Kresha i cili është shumë kritik ndaj muzikës dhe kolegëve të tij, ka lëvduar një prej tyre.

Ai është parë duke dëgjuar reperin Elinel, të cilin e quan “gjigant”.

Mc Kresha dhe Elinel lirisht mund të konsiderohen dy prej lyricistëve më të mirë shqiptarë. /Telegrafi/