Albumi më i ri i MC Kreshës dhe Lyrical Son, “Rapsodët N’Rap T’Sotit”, po gëzon sukses në arenën ndërkombëtare. Albumi i parë shqiptar në treg botëror duket se do të ketë rrugëtim të gjatë nëpër toplista muzikore në botë.
Albumi “Rapsodët N’Rap T’Sotit” i Mc Kreshës dhe Lyrical Son-it kishte shënuar sukseset e para dhe atë në skenën ndërkombëtare, menjëherë pas lansimit.
Vetëm dy ditë pasi u bë publik, albumi i parë shqiptar në treg botëror ka pasur sukses të madh, duke debutuar në pozitat e para në shumë tregje.
P.I.N.T përmes Facebookut, ka njoftuar se “Rapsodët N’Rap T’Sotit” kishte debutuar në pozitën e parë në top-listat e hip-hopit në Zvicër. Albumi më i ri, sipas njoftimit nga ‘P.I.N.T’, është i pari në top-listën e përgjithshme në Suedi dhe është i 12-i në top-listën e hip-hopit në Gjermani, ndërsa është i 25-i në top-listat e Britanisë së Madhe.
Ata, për emisionin Express i KTV-së patën deklaruar se qëllimi i tyre është që muzikën shqiptare ta bëjnë pjesë të muzikës botërore.