Telegrafi

Mc Kresha dhe Lyrical Son dëgjohen në gjithë botën (Foto)

Hip hop grupi, PINT, ka dëshmuar dëgjueshmërinë e madhe që ka.

Grupi ku spikasin Mc Kresha dhe Lyrical sonë ka publikuar një foto në rrjetet sociale.

Në këtë foto shihet grafiku me shtetet ku dëgjohen PINT dhe janë hiç më pak se 92 shtete ku këngët e PINT dëgjohen.

“Speca të nderuar, me këtë foto ju përshëndesim anë e kënd botës”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga MC Kresha dhe Lyrical Son

“Kjo foto tregon se ne dëgjohemi në gjithë botën dhe jemi krenar që muzika jonë kalon kufijtë gjithandej”, shkruan në një postim të ‘labelit’ të njohur në Facebook.

Kohët e fundit Mc Kresha dhe Lyrical Son janë fokusuar kryesisht në jetën private.

Por, adhuruesit e tyre kërkojnë album të ri, e përkundër kësaj, artistët janë munduar që t’i kënaqin fansat duke publikuar falas albumin “Emceeclopedy” në YouTube.

Ishte “Emceeclopedy” albumi i Kreshës që u shit me mijëra kopje në iTunes dhe Amazon. /Telegrafi/