Telegrafi

Nxirret një trup i pajetë nga Liqeni i Radoniqit

Foto: Arkiv

Një person është nxjerrë pa shenja jete nga Liqeni i Radoniqit.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se nga dëshmitarët është dërguar në QKMF viktima mashkull kosovar pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 17:46.

“Hetim i vdekjes. Liqeni i Radoniqit 02.08.2020 – 17:46. Nga dëshmitarët është dërguar në QKMF viktima mashkull kosovar pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve, ata e kishin nxjerr nga uji i liqenit dhe i kishin dhënë ndihmën e parë mjekësore. Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport. /Telegrafi/