Telegrafi

I mbyllur për media takimi i ambasadorit të SHBA-së, Hovenier me Komisionin për Punë të Jashtme

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë është duke zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Telegrafi raporton se takimi është duke u mbajtur në sallën e mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ndërsa takimi është i mbyllur për media.

Takimi ka filluar në orën 10:30, ndërsa pas përfundimit ambasadori Hovenier dhe kryetari i Komisionit, Haki Abazi janë prononcuar shkurt për mediat. /Telegrafi/

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier /Foto: Ridvan Slivova
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier