Telegrafi

Mbyllet xhiroja e 12-të në Ligën e Parë – rezultatet dhe renditja tabelore në Grupin A dhe B

Ka përfunduar edhe xhiroja e 12-të në Ligën e Parë të Kosovës në të dyja grupet, A dhe B.

Malisheva është mposhtur nga Dukagjini me rezultat minimal 1-0, duke rrezikuar kështu vendin e parë nga Istogu që triumfoi 2-1 përballë Vëllaznimit.

Fitore në këtë xhiro mori edhe A&N që mposhti 3-1 Drenasin, derisa edhe Trepça ka fituar 3-2 ndaj Onixit, ndërsa Liria ka barazuar 1-1 me Vushtrrinë.

Foto: FFK
Foto: FFK

Grupi B

Vitia ka rrëmbyer kreun e tabelës pas fitores ndaj KEK-ut 2-1, mirëpo kanë pikë e njëjta (20) me Ulpianën që u mposht në udhëtim te 2 Korriku me rezultat 1-0.

Fitore në këtë rreth ka marrë edhe Flamurtari që mposhti Ramiz Sadikun 2-0, ndërsa Kika dhe Ferizaji barazuan 2-2.

Në anën tjetër, Vllaznia e ka mposhtur 1-0 Dardanën që synon të futet në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/

Foto: FFK
Foto: FFK