Gjilani ka mposhtur Arbërinë me rezultat 4-3 në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës.
Mysafirët e filluan më mirë takimin, duke shënuar pas vetëm pesë minutash me anë të Besar Musollit që shënoi nga afërsia.
Mirëpo, vendasit i barazuan shumë shpejtë shifrat në 1-1 me golin e realizuar nga Cesar Santos (10′), duke marrë kështu motiv më të madh.
Nuk kaluan më shumë se dhjetë minuta dhe Almir Kryeziu e përmbysi rezultatin për 2-1, duke i dhënë Arbërisë epërsinë.
Por, në minutën e 38-të, Gerhard Progni i barazoi shifrat në 2-2, duke bërë edhe më të zjarrtë pjesën e parë.
Në 45 minutat e dytë, ishte një dramë e vërtetë, me vendasit që dukej se do të arkëtonin tre pikë.
Në minutën e 52-të, Arbëria shënoi edhe golin e tretë me anë të Kreshnik Bahtiriti, duke përfituar nga një harkim i Çlirim Avdullit, e që kaluan sërish në epërsi.
Edhe një herë, Gjilani i barazoi shifrat në 3-3, sërish nëpërmjet Prognit (86′), duke zënë në befasi Arbërinë.
Mysafirët nuk u ndalën me kaq dhe ia dolën të rikthenin takimin në favor të tyre, duke realizuar për 4-3 me Shen Kelemdnit që realizoi në minutën e 89-të.
Pas javës së 32-të, Gjilani vazhdon të jetë në pozitën e katërt me 47 pikë, ndërsa Arbëria lufton për mbijetesë me 33 sosh. /Telegrafi/