Telegrafi

Mbyllet ‘Radio Red’, akuzohet pronari për grabitje (Foto)

Radion e Tetovës që nga të rinjtë njihej për muzikë të mirë dhe jo komerciale tani më nuk mund ta gjeni në frekuencat e tyre të mirënjohura 88.00 FM, kështu shkruhet në faqen zyrtare të kësaj radio me një letër lamtumire e nënshkruar nga dy bashkëthemeluesit e saj, Vig Shpuza dhe Redon Robi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bashkëthemeluesit e Radio Red e fajësojnë pronarin Fadil Mehmeti për të cilin thonë se e ka grabitur mundin e tyre.

”Radio Red ka qene nje nisme e sinqerte e bashkethemeluesve Vig Shpuza dhe Redon Robi, por qe prej dy muajsh e me shume, pronari i studios dhe aparatures Fadil Mehmeti e ka hudhur mbi vete frekuencen 88.0 FM. Me nje fjale, neve na u grabit i gjithe mundi pese vjecar qe kemi investuar per Radio Red. Ngaqe ligjerisht jemi te pafuqishem, ju bejme me dije publikut dhe adhuruesve te radios tone qe asgje nga cilesia e vjeter e Radio Red me nuk eshte ne frekuencen 88.0 FM, dhe se edhe emri dhe logoja e radios, te cilat jane ide dhe krijime te bashkethemeluesve Vig Shpuza dhe Redon Robi, perdoren pa lejen tone.” (sic) thuhet në shkrimin e përbashkët të tyre në Facebook.

Përndryshe, Radio Red ka funksionuar për pesë vite si radio e vetme me muzikë të mirë dhe jo komerciale./Telegrafi/