Site icon Telegrafi

Mbyllet qendra për trajtimin e narkomanëve në Ohër

Qindra përdorues të lëndëve narkotike nga rajoni i Ohrit, Strugës, Kërçovës dhe Dibrës nuk kanë ku të marrin më trajtimet përkatëse. Shteti i ka vënë drynin qendrës ditore për personat që konsumojnë drogë, përkundër faktit që numri i tyre rritet çdo ditë. Veçanërisht punën ka vazhduar vetëm reparti mjekësor ku këta persona marrin terapinë e nevojshme të metadonit. Por, tani ajo jepet në hapësirat e spitalit të Ohrit, gjegjësisht në ndërtesën e njëjtë ku është edhe departamenti i tuberkulozit.

“Momentalisht për tretman kemi rreth 155 pacientë dhe po rritet nevoja e tretmanit të këtij lloji, mirëpo tregohet nevoja edhe për tretman nga llojet tjera të drogës. Ky tretman në këtë moment trajton varësi nga konsumimi, pra persona që kanë konsumuar heroinë, por kohëve të fundit po paraqiten edhe substanca të reja që keqpërdoren, ndaj për këtë arsye paraqitet nevoja për zgjerimin e qendrës”, deklaroi Vesna Llabroska, shefe e qendrës për varësi.

Edhe një pjesë e përdoruesve të lëndëve narkotike kërkojnë zgjidhje emergjente të problemit dhe rifillimin e punës së qendrës.

Në qendrën e mëparshme ditore kishte hapësirë të veçantë për personelin, hapësirë të veçantë për punonjësit social dhe hapësira ku do të mund të risocializoheshim. Kishte kompjuterë, hapësirë për gdhendje, oborr. Tani situata është për çdo kritikë. Së pari, personeli nuk ka kushte minimale teknike dhe hapësirë për kryerjen e punës së këtillë. Tani situata është për çdo kritik. Së pari, personeli nuk ka kushte minimale dhe hapësira për ushtrimin e punës së këtillë. Nuk ka as tualet – thotë një përdorues droge.

Në mëngjes shkojmë të marrim terapinë, tani është dimër, ka reshje, ndërsa nuk ka ku të ndalesë. Këtu presin edhe nga 30 njerëz të marrin terapi- shton një tjetër.

Nga Qendra për varësi shprehen se nëse nuk gjendet ndonjë vend adekuat, atëherë do të punohet në përmirësimin e kushteve në objektin ekzistues.

Exit mobile version