Pompa e benzinës “NIS petrol”, cila gjendet në dalje në veri të Mitrovicës, është mbyllur sot. E njëjta thuhet se është pronë e Milan Radoiçiqit.
Përveç saj janë mbyllur edhe dy pika tjera në Zubin Potok dhe Ujman.
Lajmin për Telegrafin e ka konfimruar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Ai ka thënë se policia e ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit në verifikim të pronave dhe se gjatë aksionit prezent ishte Administrata Tatimore dhe pjesëtarë të Ministrisë së Tregtisë së Kosovës.
“Sot Policia e Kosovës ka asistuar AKP në verifikim të pronave të tyre. Një pompë e benzinës në veri të Mitrovicës, një në Zubin Potok dhe një në Ujman janë mbyllur. AKP ka qenë në prezencë të Inspektorëve të MTI dhe ATK. Çdo gjë ka kaluar pa probleme”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/