Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë: Suedia në avantazh ndaj Kosovës, vendos një gol nga penalltia e dhënë me VAR

Pjesa e parë mes Suedisë dhe Kosovës është mbyllur me rezultat 1-0.

Suedia rrezikoi e para me Alexander Isak dhe Emili Forsgerb, por Aro Muriq ishte në vend.

Kosova u kundërpërgjigj me një goditje të fuqishme të Elbasan Rashanit në minutën e 18-të, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 22-të, Viktor Claersson gjendet më së miri në zonë, ndërsa topi preket me dorë nga njëri prej mbrojtësve tanë.

Pas shumë minutash dhe shikimit të VAR, gjyqtari italian Marco di Bello gjykoi penallti.

Nga pika e bardhë i saktë ishte Emili Forsberg shënoi për 1-0 në minutën e 29-të.

Vetëm dy minuta më pas fati ishe me ne, pasi goditja e Ludwig Augustinsson u ndal nga shtylla.

Në minutën e 38-të, Kosova kërkoi penallti, por gjyqtari nuk ishte i këtij mendime.

Në minutën e 41-të, ishte Dejan Kulusevski ai që provoi me një goditje nga distanca, por mbi portë.

Kosova kishte dy gjysmëraste, por mbrojtja suedeze spastroi shpejt zonën.

Një gabim i Mërgim Vojovdës ka mundur t’i kushtojë Kosovës, por gjuajtja e suedezëve shkoi mbi portë.  /Telegrafi/