Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Sllovenis në kuadër të Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja jonë ka shkuar në pushim me disavantazh në 45 minutat e parë edhe pse djelmoshat tanë kishin disa shanse të mira.
Me disa kombinime të mira të lojtarëve të Kosovës, ishin pranë portës së Jan Oblak, mirëpo u mungonte saktësia.
Arbër Zeneli dhe Valon Berisha kishin disa kombinime të mira, derisa ty u përfshi edhe Benjamin Kololli, por pa ndonjë rezultat.
Bernard Challandes mbeti i frustruar nga ky aksion i pa përfunduar mirë, duke kërkuar më shumë përqendrim.
Ishte minuta e 22-të, kur Haris Vuckic pranoi një asistim të mirë nga Sandi Lovric dhe shënoi në portën e Aro Muric, derisa mbrojtja jonë kërkoi pozitë jashtë loje.
Një kombinim i mrekullueshëm i lojtarëve të Kosovës erdhi në minutën e 35-të, ku Zhegrova dhe Berisha ishin arkitektë, por goditja finale e Zenelit përfundon jashtë portës.
Pak sekonda më vonë, Zeneli bëri një gjuajtje të fuqishme, mirëpo, Oblak intervenoi për mrekulli.
Ishte minuta e 43-të kur Jan Oblak pret goditjen e Leart Paqaradës, ndërsa më pas një tjetër rast të mirë e pati Bersant Celina që sërish portieri slloven ishte në vend.
Të dy skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë, derisa Challandes do të tentojë të bëjë disa ndryshime në taktikat e tij në pjesën e dytë. /Telegrafi/