Site icon Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë, Real Madridi në epërsi ndaj Interit

Real Madridi është në epërsi me rezultat 2-1 ndaj Interit pas pjesës së parë në kuadër të javës së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në minutën e 25-të ishte Karim Benzema, që shënoi gol të bukur, por që erdhi pas një gabimi në mbrojtjen e Interit.

https://twitter.com/diaby_se/status/1323723956986273801

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Ishte Sergio Ramos që fluturoi më së larti për të gjetur topin, duke shënuar me kokë për 2-0

https://twitter.com/RealmadridOnTap/status/1323725764680966144

Interi kishte rastet e veta në fillim të ndeshje, ku veçohet shtylla e goditur nga Nico Barella qëlloi shtyllën.

Por nuk vonoi shumë dhe Interi u kthye në lojë, pas një aksioni të bukur të Barellas dhe Lautaros i cili goditi bukur për 2-1.

https://twitter.com/VidsInter/status/1323726288104935436

Sa i përket lojës ishte pothuajse e barabartë, me Real Madridin që kishte iniciativën pak më shumë.

/Telegrafi/

Exit mobile version