Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Interit dhe Juventusit që po zhvillohet në kuadër të javës së nëntë në Serie A.
Nerazzurët kanë shkuar në pushim me epërsinë 1-0 ndaj Zonjës së Vjetër, derisa ndeshja ishte e kujdesshme nga të dyja palët.
Momenti më vendimtar i pjesës së parë erdhi në minutën e 17-të, atëherë edhe kur vendasit kaluan në avantazh.
Fillimisht nga distanca gjuajti Hakan Calhanoglu, që goditi shtyllën, e nga topi i kthyer përfitoi Edin Dzeko për të realizuar për 1-0.
Juventusi më pas u detyruar që të bënte një zëvendësim, pasi Federico Bernardeschi pësoi lëndim në kraharor dhe në vend të tij u fut Rodrigo Bentancur.
📸 | FOTO
Prime immagini da San Siro ⚫️🔵#InterJuventus pic.twitter.com/ZfEFsol6ln
— Inter ⭐⭐ (@Inter) October 24, 2021
Më pas dy skuadrat disi ishin paksa të zmbrapsura, me Nerazzurët që tentonin të dilnin përpara herë pas here.
Në pushimin mes pjesëve, dy skuadrat do të kenë mundësinë që të marrin instruksione nga trajnerët e tyre, për të shpresuar që të luajnë më ndryshe në pjesë të dytë. /Telegrafi/