Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Juventusi dhe Milanit, në sfidën që po luhet në kuadër të javës së 35-të në Serie A
Vendasit e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e katërt me anë të Matthijs de Ligt, por goditja e tj u bllokua.
Një shans i artë për Milanin erdhi më pas në minutën e 21-të, kur Brahim Diaz lëshoi një gjuajtje të fuqishme, por Wojciech Szczesny bëri pritje të madhe.
Juventus 0-1 AC Milan!
Brahim Díaz scores a wonderful goal vs. Juventus just before halftime 👏 pic.twitter.com/CMbBDwZQ8i
— Birdie (@birdiefootball) May 9, 2021
Një tjetër mundësi erdhi për Zonjën e Vjetër, kur Giorgio Chiellini gjuajti me kokë nga një harkim nga këndi, por ishte jashtë portës.
Rossonerët më pas e shfrytëzuan mundësin e shënimit, duke arritur të kalonin në epërsi me anë të Brahim Diaz, që shënoi në minutën e 45+1′.
Duket se pjesa e dytë do të ketë edhe më shumë spektakël, duke parë shanset e mëdha për gol. /Telegrafi/