Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Shqipërisë dhe Hungarisë që po luhet në Grupin I në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Kuqezinjtë ishin ata që e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Berta Gjimshiti, por që krosimi i tij nga gjuajtja e lirë u bllokua.
Tanët më pas tentuan nga disa goditje prej këndit, mirëpo shtylla dhe portieri i mysafirëve, ndaluan topin të futej në rrjetë.
Më pas Hungaria doli përpara me anë të Kleinheisler, por Etrit Berisha ishte i vëmendshëm dhe kapi topin.
Në minutën e 26-të, gjyqtari nuk akordoi penallti për Shqipërinë, pasi Bekim Balaj u rrëzua në zonë nga Gulacsi, mirëpo ishte faul në këtë të fundit.
Falë intervenimeve të njëpasnjëshme, Hungaria shpëtoi pa pranuar gol në këtë pjesë të parë, derisa e dyta mund të ketë tundje të rrjetës. /Telegrafi/