Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Moldavisë dhe Kosovës që po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja që po zhvillohet në Parma të Italisë, solli një gol në 45 minutat e parë dhe ishin moldavët që kaluan në epërsi.
Takimi filloi mjaftë mirë për ‘Dardanët’, që rrezikuan portën e Moldavisë qysh në minutën e katërt, ku nga një harkim i Benjamin Kolollit, nuk përfitoi Amir Rrahmani që i iku topi.
Sulmet e Përfaqësueses tonë vazhduan me Milot Rashicën, Valon Berishën e Kolollin, mirëpo goditjet e tyre nuk ishin precize.
Ishte minuta e 19-të kur Moldavia kaloi në epërsi me anë të Ion Nicolaescut e që ishte vetëm tentimi i dytë për ta.
https://twitter.com/FeuilleX/status/1301598194288164866?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1301598194288164866%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Flive-kosova-optimiste-perballe-moldavise%2F
Kosova tentoi të këndellet nga ky gol i pësuar, duke shtuar presionin edhe më shumë ndaj portës moldave.
Deri në fund të pjesës së parë, tanët kishin edhe disa shanse të mira, mirëpo sërish u mungoi konkretizimi.
Pjesa e dytë do të garantojë një lojë me ritëm edhe më të lartë nga djelmoshat tanë, që do të kërkojnë me ngulm fitoren në takimin e parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/