Site icon Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë mes Juventusit dhe Milanit – 45 minuta të zjarrtë

Juventusi dhe Milani kanë mbyllur pjesën e parë pa gola në derbin që po zhvillohet në kuadër të javës së 21-të në Serie A.

Derbi nisi me një ritëm të lartë, me dy skuadrat që krijonin raste të mira, por u mungonte efikasiteti.

Në minutën e 27-të Rafael Leao krijoi rastin e parë serioz në derbi, mirëpo portieri i Zonjës së Vjetër bëri pritje bravuroze.

Kenan Yildiz (36’) e testoi Mike Maignanin, me francezin që doli triumfues dhe e dërgoi topin në goditje nga këndi.

Dy skuadrat më pas kishin më shumë kujdes për të mos lënë shumë hapësira mbrapa.

Por, duke parë ritmin e lartë të lojës, me gjasë do të shënohet së paku një gol në 45 minutat e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version