Ka përfunduar pjesa e parë pa gola në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Milanit.
Ndeshja e parë përfundoi 2-0 në të mirë të Nerazzurëve, derisa sonte po shihet një duel më i ashpër se hera e fundit.
Rasti i parë serioz u krijua në minutën e 11-të, kur Brahim Diaz lëshoi një goditje të fuqishme, mirëpo Andre Onana bëri një pritje fantastike.
⏱️ 11'
Chance! Fantastic stuff out wide from Tonali, then Díaz is denied by Onana 😭#UCL #InterMilan 0-0 #SempreMilan #RednBlack— AC Milan (@acmilan) May 16, 2023
Interi filloi të këndellej dhe të krijonte lojën e tyre, duke bërë presion të madh në rivalin lokal.
Por, të dyja ekipet ishin të vendosura mirë në fazën defanzive duke mos lënë hapësira.
⏱️ 38'
Nooooooo! A great run from Rafa but he drags his shot just wide! 😩#UCL #InterMilan 0-0 #SempreMilan #RednBlack— AC Milan (@acmilan) May 16, 2023
Një mundësi të artë e lëshoi Rafael Leao në minutën e 38-të, pasi kaloi lehtë në mbrojten e Interit, por goditja e tij ishte e pasaktë.
Pas një minute, Edin Dzeko nuk ia doli të shënonte nga afërsia Mike Maignan, që bëri një pritje bravoroze.
Në 45 minutat e dytë pritet të ketë së paku një gol, duke parë lojën e rrjedhshme që po zhvillohet në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/