Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e takimit të dytë çerekfinal mes Chelseat dhe Real Madridit.
Blutë e nisën më furishëm ndeshjen, duke mbajtur nën presion Los Blancos.
Rasti i parë serioz i ndeshjes erdhi në minutën e 11-të, kur N’Golo Kante u gjend brenda zonës, por që nuk ia doli të mposhte Thibaut Courtoisin.
Huge chance for Kante! 😳
The ball falls to him on the edge of the area but he shoots wide!
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 18, 2023
Më pas ishte radha për Real Madridin, kur Rodrygo (21’) goditi shtyllën.
Chelsea nuk u ndal me lojë sulmuese, duke tentuar së paku të shënonte një gol në 45 minutat e parë, mirëpo nuk ia doli.
Real Madridi në anën tjetër kishte një lojë më të kujdesshme dhe synonte ta zinte në befasi ekipin londinez.
Cucu sees his shot saved! 😫
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 18, 2023
Por, Blutë lëshuan një tjetër rast të qind për qind për gol, kur Marc Cucurella dështoi ta mposhte nga afërsia Courtoisin në minutën e 45+1-të.
Pjesa e dytë me gjasë do të ketë së paku një gol, duke parë ritimin e shpejtë të lojës në Stamford Bridge. /Telegrafi/