Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë mes Chelseat dhe Arsenalit

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Chelseat dhe Arsenalit, për sfidën që po luhet në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.

The Gunners kanë arritur të shkojnë në pushimin e 45 minutave të parë në epërsi, duke shfrytëzuar mjaftë mirë një gabim nga The Blues në mbrojtje.

Ishte minuta e 16-të, kur Jorginho bëri një pasim të gabuar për te Kepa Arrizbalaga që kishte lëshuar portën.

Portieri spanjoll arriti me vështirësi ta ndalonte atë top që po shkonte në drejtim të portë, por ai përfundoi në këmbët e Pierri-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi gabonez asistoi më pas për Emily Smith Rowe, me talentin e Topçinjve që shënoi me lehtësi.

Chelsea më pas me disa kundërsulme krijoi disa shanse shënimi, mirëpo Christian Pulisic e Mason Mount dështuan t’i konkretizonin.

Duke parë ritmin e lojës, pritet që në 45 minutat e dytë të ketë së paku një gol, pasi të dy skuadrat po luajnë lojë të hapur. /Telegrafi/