Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur me epërsi 1-0 ndeshjen në udhëtim te Izraeli në kuadër të Grupit I për kualifikimet e “Euro 2024”.
Dardanët kanë mbyllur pjesën e parë në epërsi 0-1 falë një autogoli të shënuar në minutën e 36-të.
Ishte mbrojtësi Eli Dasa, i cili shënoi në portën e tij pas një tentim harkimi nga Milot Rashica.
Sa i përket qarkullimit të topit, Kosova pati topin nën menaxhim për 46 për qind të kohës, teksa Izreali në 54 për qind të kohës.
Në pjesën e parë, Izraeli pati pesë tentime në portë nga të njëri në portë, ndërsa Kosova pati dy tentime dhe të dyja në portë.
Dardanët patën më shumë pasime të kompletuara, gjithsej 173 pasime, për dallim nga vendasit që patën 165 pasime.
Gjatë 45 minutave të parë, të dyja ekipet përfaqësuese morën nga një karton të verdhë. /Telegrafi/