Turqia ka shkuar në pushim ndaj Holandës me rezultat 1-0, në ndeshjen çerekfinale të Euro 2024.
Turqit e nisën shumë mirë takimin, duke rrezikuar disa herë me gjysmëraste, por edhe holandezët kishin rastet e tyre.
Një ndeshje e bukur dhe me raste nga të dyja anët, po del të jetë kjo mes turqve dhe holandezëve.
Kur po zhvillohej minuta e 35-të, Arda Guler harkoi në zonë ku e gjeti Samet Akaydin, i cili me kokë shënoi për 1-0.
Pas golit holandezët kishin më shumë nga loja, por turqit u mbrojtën mirë duke shkuar në pushim me epërsi. /Telegrafi/