Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Kombeve të Afrikës në mes të Senegalit dhe Egjiptit.
Qysh në minutën e shtatë, senegalezët patën mundësinë e artë që të kalonin në epërsi, por dështuan.
Mohamed Abdelmonem bëri ndërhyrje të palejueshme në zonë, derisa nga pika e bardhë topin e vendosi Sadio Mane.
Por, derisa ylli i Liverpoolit po bëhej gati të gjuante, Mohamed Salah iu afrua portierit të Egjiptit që t’i tregonte se nga do gjuante bashkëlojtari i tij.
Kështu, në minutën e shtatë, portieri Gabaski ia doli të priste penalltinë e Manes, falë ndihmës së bashkëlojtarit të tij, që po ashtu luan te Liverpooli.
🇪🇬 𝐆𝐀𝐁𝐀𝐒𝐊𝐈 = 𝐓𝐑𝐔𝐒𝐓𝐄𝐄 🛡 #TotalEnergiesAFCON2021 | #AFCON2021 | @mohmedabogabal | @EFA pic.twitter.com/OgxPpDXUbw
— CAF (@CAF_Online) February 6, 2022
Më pas, Salah lëshoi disa shanse të arta në minutat në vazhdim, duke mos arritur të mposht Eduard Mendyn e Chelseat.
Një mundësi të mirë për Senealin e lëshoi edhe Famara Diedhiou në minutën e 38-të, pasi nuk ia doli të mposhte portierin egjiptian nga afërsia.
Me gjasë në 45 minutat e dytë rrjetat do të tunden, pasi skuadrat do të tentojnë t’u ikin vazhdimeve, për më shumë penalltive. /Telegrafi/
O árbitro oferecendo apito e cartão pro Salah: “Cê num é bãozão? Apita aí então… ou me deixa trabalhar!” #AFCON #SENEGY pic.twitter.com/Xbxk78qMEP
— J (@jeffpaiva) February 6, 2022