Juventusi e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 në derbin ndaj Interit që po luhet në kuadër të javës së 27-të në Serie A.
Zonja e Vjetër e nisi derbin furishëm, kur shënoi për 1-0 në minutën e 23-të me anë të Filip Kostic.
VAR-it iu nevojitën disa minuta për të shikuar nëse goli i rregullt, derisa u konfirmuar pas katër minutash se duhej të pranohej.
23'|⚽️| KOSTIĆ!
Diagonale fulmineo di Pippo ⚪️⚫️
@EASPORTSFIFA #InterJuve [0-1] pic.twitter.com/3O6FQuysNO
— JuventusFC (@juventusfc) March 19, 2023
Bianconerët vazhduan me presion të lartë ndaj Nerazzurëve, duke rrezikuar më pas me anë të Nicolo Fagiolit që lëshoi një harkim brenda zonës në minutën e 35-të, por aty nuk ishte askush që t’i përgjigjej.
Interi më pas rrezikoi me anë të Romelu Lukakut në minutën e 41-të, mirëpo belgu gjuajti jashtë me kokë.
45 minutat e parë përfunduan me një dominim të lehtë nga mysafirët, ndërsa në pjesën e dytë me gjasë do të ketë së paku edhe një gol. /Telegrafi/