Ka përfunduar pjesa e parë e derbit që po zhvillohet në mes të Interit dhe Juventusit.
Dy skuadrat po përballen në kuadër të javës së 18-të në Serie A, e që po dhurojnë spektakël në Giuseppe Meazza.
Ishte minuta e 13-të kur sfida u zhbllokua, pas Arturo Vidal shënoi në portën e ish-skuadrës së tij.
🇨🇱 | AAAARTUUUUROOOOOOO!!!
13' – Cross di #Barella e stacco perentorio di #Vidal!!! Siamo in vantaggio!!! 👊👊👊#InterJuventus 1⃣-0⃣#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/FPsgzuPdFi
— Inter ⭐⭐ (@Inter) January 17, 2021
Mesfushori kilian pranoi një asistim nga Nicolo Barella për të shënuar me kokë në portën e Zonjës së Vjetër.
Interi kishte mundësi që të shënonte së paku edhe dy gola të tjerë, mirëpo Wojciech Szczesny ndali që të dy gjuajtjet e Romelu Lukakut.
Pjesa e dytë me gjasë do të prodhojë së paku edhe një gol, duke marrë parasysh ritmin e lojës që u zhvilluar në 45 minutat e parë. /Telegrafi/
https://twitter.com/SGlobal01/status/1350897190294724613?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1350897190294724613%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fvidal-kalon-interin-ne-epersi-ne-derbin-ndaj-juventusit%2F