Ritëm i lartë dhe raste. Ky është përshkrimi më i mirë për pjesën e parë mes Barcelonës dhe Liverpoolit.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Lionel Messi në minutën e 14-të, por që nuk arriti të shënojë.
Në rastin e dytë të mirë Barcelona arriti të shënojë.
Luis Suarez mori një pasim në zonë nga Jordi Alba, që fal një devijimi të vogël shënoi për 1-0.
https://twitter.com/Pr0kez/status/1123672168800321536
Liverpooli u kundërpërgjigj në minutën e 35-të me Sadio Mane, që mori një pasim të bukur nga Jordan Henderson, por pa sukses.
Në disa situata ndeshje u ndezë dhe kishte edhe fërkime të vogla. Pjesa e parë u mbyll 1-0 në të mirë të Barcelonës. /Telegrafi/